Sporti

Shtyhet sfida çerekfinale e Kupës së Gjermanisë, shkak shiu i madh

02/07/2024 21:43
nga:Lorik J

Ndeshja mes Saarbrucken dhe Borussia Monchengladbach, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të mërkurë është shtyrë.

Moti i keq, me reshjet e dendura shiu bëri që kushtet për t’u zhvilluar kjo përballje të ishin plotësisht të papërshtatshme.

Për këtë arsye u vendos që kjo sfidë të mos luhet sot, por në një tjetër datë që pritet të mësohet në orët në vijim.

/ss