Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, e caktuar për sot, është shtyrë për më 27 nëntor, raporton KP.
Mungesa e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në vizitë jashtë vendit, ishte arsyeja e shtyrjes.
Avokatja e Konjufcës kërkoi shtyrjen, ndërsa gjyqtari reagoi duke theksuar se gjykata nuk mund të përshtatet me punën e institucioneve.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Pal Lekajt kërkoi që gjykata të sigurojë dokumentet e nevojshme për mbrojtjen.