Sporti

Shtyhet prezantimi i Coutinhos te Aston Villa, kjo është arsyeja

01/07/2022 13:09
nga:E K

Aston Villa ka arritur marrëveshje me Barcelonën për huazimin e brazilianit, Coutinho.

Coutinho do t’i bashkohet Aston Villas për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë prezantimi i tij te Aston Villa që nga mediat e huaja u raportua se do bëhej brenda 48 orëve, duket se do të ndodhë vetëm të martën, pasi Coutinho ende është pozitiv me COVID-19 dhe nuk mund të udhëtojë për në Angli.

/GazetaBlic Sport/