Lajme

Shtyhet për javën tjetër raportimi i rektorit të UP-së në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

06/28/2022 11:46
nga:Astrit Gashi

Raportimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shtyrë për javën tjetër.

Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të vetë Sahitit, pasi tha se në këtë mbledhje mungoi ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Besfort Krasniqi.