Raportimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shtyrë për javën tjetër.
Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të vetë Sahitit, pasi tha se në këtë mbledhje mungoi ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Besfort Krasniqi.


