Lajme

Shtyhet për 30 ditë zgjedhja e kryetarit të FSSHK-së

04/07/2022 14:42
nga:Donika Fetahu

Të enjten Federata Sindikale e Shëndetësisë ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e kësaj sindikate. Aktualisht në garë është njëherit edhe kryetari aktual Blerim Syla dhe kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Ferizaj, Tevide Imeri. 

Në lidhje me këtë çështje GazetaBlic ka kontaktuar me Blerim Sylën, i cili konfirmoi se përzgjedhja e kryetarit është shtyrë për 30 ditë, për arsyje të disa mosmarrëveshjeve.

“Sot është marrë vendim për shkak të disa mosmarrëveshjeve është shtyrë kongresi për 30 ditë”, u shpreh Syla.

Ndryshe Blerim Syla ishte zgjedhur në krye të FSSHK-së në vitin 2010 dhe përsëri në vitin 2015, për 2022 janë shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.