Sporti

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

11/26/2023 11:16
nga:E K

Është shtyrë ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e paraparë që të zhvillohet sot në Hajvali, nga ora 13:00.

Lajmi u konfirmua nga klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në Facebook.

“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sidoqoftë, përballja tjetër e kësaj dite mes Gjilanit dhe Llapit pritet të luhet sipas orarit të planifikuar në ora 13:00.

Kujtojmë që edhe ndeshjet e djeshme mes Feronikelit ’74 dhe Lirisië dhe Fushë Kosovës dhe Dukagjinit ishin shtyrë, për shkak të motit të papërshtatshëm.