Pak minuta më parë u raportua se Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës kanë marrë vendim për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor deri me 13 shtator.
“Gazeta Blic” për ta pyetur më gjerësisht rreth këtij informacioni ka kontaktuar kryetarin e Sindidatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se ende nuk kanë një informatë zyrtare në lidhje me këtë vendim.
Ai ka bërë me dije se ata si sindikatë janë të gatshëm për të vijuar mësimin.
“Edhe ne morëm informata të tilla. Unë tentova me komuniku me kabinetin e ministres por për momentin nuk kam asgjë zyrtare. Ne shohim gadishmëri me ja nis, por varet prej të tjerëve si vendosin” tha shkurt Jashari për “Gazeta Blic”
Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur ditë më parë që synojnë që mësimi të fillojë me prezencë fizike pasi një numër i madh i mësuesve tashmë janë vaksinuar.
/Gazeta Blic/
A do të nisë procesi mësimor me 1 shtator?!