Sporti

Shtyhet derbi Drita-Prishtina

11/05/2025 11:03
nga:Lorik J

Derbi i madh i Superligës së Kosovës, Drita-Prishtina, ishte paraparë të zhvillohej të hënën me 10 nëntor nga ora 13:30, megjithatë do të shtyhet.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, derbi Drita-Prishtina nuk do të zhvillohet këtë xhiro, pasi dy lojtarë të Dritës janë ftuar në kombëtare, Faton Maloku tek Kosova e Ibrahim Salifu tek Gana.

Drita luan poashtu nesër në Conference League ndaj Shelbourne.

FFK do të vendosë për orarin e ri të derbit Drita-Prishtina pas pauzës ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport