Sporti

Shtyhet debutimi i Zhegrovës, as dje nuk ishte pjesë e skuadrës

01/20/2022 12:21
nga:L J

Edon Zhegrova duhet të pres edhe pak për të debutuar te Lille në Kampionatin e Francës.

22-vjeçari nuk është ftuar as dje për ndeshjen ndaj Lorientet.

Zhegrova në ndeshjen e parë me Marseillen u tha se nuk u ftua për shkak që është në proces të kompletimit të dokumentacionit, ndërsa për dje ende nuk ka ndonjë informatë pse trajneri Jocelyn Gourvennec nuk e ka ftuar.