Pas prezantimit zyrtar nga Al Nassr, Cristiano Ronaldo u vu në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia për të debutuar me skuadrën saudite këtë të enjte, kundër Al Tait, në një ndeshje të xhiros së 12-të të kampionatit të atij vendi.
Megjithatë, siç raportohet këtë të mërkurë nga edicioni online i gazetës britanike Daily Mail, CR7 do të duhet të presë, pasi do t’i duhet të kryejë dy ndeshje pezullimi, të vendosura nga Federata Angleze, pas episodit të diskutueshëm me një tifoz të Evertonit. në të cilën ka hedhur në tokë një celular, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse vërtetohet ky skenar, Ronaldo mund të debutojë me Al Nassr-in vetëm më 21 janar, kundër Al-Ettifaq, duke munguar edhe në ndeshjen kundër Al Shabab.
/GazetaBlic Sport/


