Lajme

Shtyhet afati i aplikimit për subvencionim të sistemit fotovoltaik për familjarë dhe NMVM-të

05/21/2024 16:55
nga:Sh R

Është shtyrë afati për aplikim për dy thirrjet publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie të Ministrisë së Ekonomisë, afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024.

“Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kËp, deri në 1,750.00 €”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.