Lajme

Shtuni: Kurti ka hapur beteja, Kosova s’e ka luksin ta humbë partneritetin me SHBA-në

02/15/2024 18:46
nga:G B

“Është shumë e qartë, por nuk po kuptohen mesazhet e SHBA-së nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk ka luksin ta humbë partneritetin vital me SHBA-në, si do të luftojë vendi nëpër betejat që ka hapur Qeveria e Kurtit”.

Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, teksa komentuar situatën aktuale pas deklaratave të ndërkombëtarëve, duke theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hapur beteja në të gjitha krahët.

Ai ka theksuare se qasja e kryeministrit Kurti është jostrategjike dhe se nga ana e tij po bëhen autogola të vazhdueshëm.

“Zoti kryeministër ka hapur beteja në të gjitha krahët, dhe nuk e di si do të luftojë Kosova në gjithë këto anë dhe çfarë do të fitojë. Nuk e kemi hallën të pasojat ekonomike, por shikojeni se çfarë lloj qasje jo strategjike, se çfarë lloj gabimi i shumëfish, çfarë autogola të vazhdueshëm është duke bërë, nuk e di se për interes të kujt janë. Partneriteti me SHBA-në nuk cenohet, mesazhi ishte i qartë për Qeverinë. Populli të reagojë për Kurtin”, ka deklaruar Shtuni.

Ai ka shtuar se mesazhi i SHBA-së ishte i qartë për Qeverinë dhe ka thirrur popullin të reagojë ndaj kësaj situatës.

Sipas tij, partneriteti me SHBA-në nuk duhet të cenohet.

“Nuk po lexohen mesazhet e SHBA-së… Nëse vazhdon kështu Qeveria e Kosovës nuk do të trajtohet si një partnere. Kosova nuk e ka luksin të humb partneritetin vital të SHBA-së. Pse kemi ardhur në këtë pikë, pas dy ditësh do të festojmë 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, por nuk e di a na ka mbetur gjë për të festuar, në këtë lloj situate”, është shprehur mes tjerash ai.