Lajme

Shtrenjtohet sërish nafta, ekonomistët fajësojnë shtetin

04/30/2022 21:15
nga:Astrit Gashi

Në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit është rritur deri në 3 cent çmimi i naftës.

Një ngritje e tillë e derivateve për një periudhë kaq të shkurt kohore, po shihet e dëmshme nga një ekonomist.

E pjesën kryesore të fajit, Musa Limani, po ja lë strukturave shtetërore, njofton Klan Kosova.

Ekonomisti tjetër, Enver Blakaj ka dilema edhe në cilësi por edhe në sasi, që konsumatorët e derivateve marrin në pompat e benzinës.

“Shteti nuk është duke bërë asgjë, pasi së pari litra nuk është litër. Ne e paguajmë, por vjen më pak dhe shteti duhet të bëjë testime për kualitet të tij”, tha Blakaj.

Sipas Blakajt, çdo rritje mbi 1 euro e 20 cent për litër, dëmton jashtë mase xhepin e qytetarëve por edhe bizneset, në veçanti gastronominë dhe bujqit.