Nafta është shtrenjtuar për rreth një dollar për barrel mbi shqetësimet që tensionet në Lindje të Mesme dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund ta frenojnë furnizimin global.
Nafta e papërpunuar Brent ka regjistruar të hënën rritje prej 66 centësh – 0.9 përqind, apo 77.99 dollarë. Ndërkaq në West Texas, çmimi për barrel ka shkuar në 72.78 dollarë, me ngritje prej 50 centësh, apo 0.7 përqind, ka raportuar Reuters.
Tregtarët kanë qenë duke përcjellë nga afër situatën në Lindje të Mesme, ku përparimi në bisedimet për armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit duke të pakapshme, duke treguar se tensionet në rajonin prodhues të naftës do të vazhdojnë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë vazhduar me fshatin kundër Houthi në Yemen, sulmet e të cilëve mbi anijet transportuese e kanë çrregulluar tregun global.