Lajme

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

2 ditë më parë
nga:Sh R

Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për qind.

Përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se me shtrenjtimin e rrymës, do të rriten edhe çmimet e produkteve esenciale, bukës, qumështit e vajit. me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19 dhe luftës në Ukrainë, qytetarët janë të shqetësuar për një valë të re shtrenjtimesh.

Në qershor pritet edhe një ndryshim.

Kompanitë e mëdha mund të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me rrymë dhe të dalin në treg të hapur si pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë

Afaristët thonë se ky tranzicion mund të nënkuptojë qimime më të larta të rrymës, mbi 50 centë për kilovat dhe rrjedhimisht edhe shtrenjtim të çmimeve të produkteve.

Odat ekonomike kërkojnë që ky proces të shtyhet, duke argumentuar se vendi ende nuk është gati.