Lajme

Shtrenjtimi i biletave- Stacioni i Autobusëve del me njoftim

04/15/2026 20:49
nga:Y I

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit, duke sqaruar se nuk ka kompetencë në përcaktimin e tyre.

Sipas njoftimit, vendimi për çmimet e biletave është ekskluzivisht në duart e operatorëve privatë të transportit, të cilët i caktojnë ato bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative.

“Stacioni i Autobusëve (SAP) nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre”, thuhet në reagim.

Po ashtu, SAP ka theksuar se çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendimet e operatorëve të transportit dhe jo të vetë stacionit.