Lajme

“Shtrenjtim 100% i energjisë”, LDK-ja: Këto janë mashtrimet e mëdha të Qeverisë Kurti

02/12/2023 12:40
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur disa nga ‘mashtrimet’ që ajo i ka quajtur të mëdha nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte energji të qëndrueshme dhe të lirë, kurse shton se realiteti është ‘shtrenjtimi 100% i energjisë’

Kësisoj, LDK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka “mashtruar për energji të lirë dhe energji të qëndrueshme.

Po ashtu, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria nuk e ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.