Lajme

Shtohet misteri i vdekjes së agjentëve në përmbysjen e varkës në Itali

06/03/2023 22:36
nga:Y I

Ngjarja e mbytjes së varkës me agjentë sekretë në liqenin Maggiore më 28 maj duket se ka të gjithë elementët e romani spiunazhi.

Katër njerëz u mbytën tragjikisht në liqenin piktoresk në veri të Italisë, një prej të cilëve ishte agjent i Mossad-it izraelit, dy ishin agjentë të inteligjencës italiane dhe viktima e katërt ishte një grua ruse.

Ata ishin mes 23 njerëzve në bordin e një barke turistike që po shëtiste në liqenin aplin.

Por megjithëse eventi është traumatik për familjarët e miqte e viktimave, një numër faktesh mbi çështjen ka nxitur spekulime të shumta për atë që mund të ketë ndodhur vërtet.

Liqeni Maggiore dhe brigjet e tij ndahen mes rajoneve italiane të Lombardisë e Piemonte, si dhe kantonit zviceran Ticino.

Disa kompani të teknologjive civile e ushtarake janë të bazuara në Lombardi, ndërsa Zvicra konsiderohet si një vend transit për anëtarë dhe grupe të inteligjencave shtetërore.

Disa nga njerëzit në barkë, të të dyja kombësive, kishin shtëpi dhe apartamente aty.

Megjithse raportimet thonë se ishte një shetitje zbavitjeje, disa rrjete italiane thonë së fundmi se ishte në fakt një takim i fshehtë mes agjentëve izraelitë e italianë të inteligjencës.

Pas rritjes së interesit mbi ngjarjen, prokurori publik italian Carlo Nocerino është ngarkuar të zbulojë atë që ka ndodhur.

Ai thotë se 13 persona në bord, ishin agjentë italianë të inteligjencës ndërsa tetë ishin agjentë të inteligjencës izraelite. Rrjedhimisht vetëm kapiteni i barkës, Claudio Carminati, dhe gruaja e tij ruse që humbi jetën, nuk punonin në fushën e zbulimit.

Carminati tha se nuk kishte asnjë parashikim për mot të keq dhe ajo kishte qëndruar në ujë edhe pas kohës së parashikuar të kthimit.

Gruaja e tij Anna Bozhkova, ishte një 50-vjeçare ruse me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Viktimat e tjera ishin Tiziana Barnobi, 53 vjeçe, dhe Claudio Alonzi, 62 – të shërbimeve sekrete italiane.

50-vjeçari izraelit Simoni ishte një agjent në pension i Mossad. Emri i tij u publikua nga mediat italiane megjthë hezitimin e identifikimit në Izrael.

Të tjerët në bord arritën të notonin në breg ose u nxorrën nga uji nga mjetet e tjera që erdhën në ndihmë.

Shkaku i vdekjes është mbytja edhe pse mediat italiane thonë se nuk janë kryer autopsi mbi viktimat.

Një nga aspektet e mistershme sipas mediave italiane, është se të mbijetuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi pas tragjedisë.

Shtypi italian thotë se të mbijetuarit kishin mbledhur me shpejtësi ose “në panik” sendet e tyre nga hotelet ose nga spitali ku po trajtoheshin, dhe ishin larguar.

Nuk ka asnjë dokumentacion të atyre që morën trajtim mjekësor pas aksidentit.

Izraelitët kishin braktisur makinat e tyre me qera dhe u larguan me një avion izraelit që i mori nga Milano.

Identitetet e tyre nuk janë zbuluar por prokurori Nocerino, tha për rrjetin BBC se është normale të publikohen emrat e viktimave, jo të të mbijetuarve.

Barka e përfshirë në incident nuk është nxjerrë nga uji për nisjen e plotë të hetimeve, shtoi Nocerino për BBC.

Nocerino shton se kapaciteti i barkës ishte për 15 pasagjerë por në të kishte tetë më shumë.

Kjo raportohet se bënte më ë vështirë manovrimin në rast kushtesh të këqija moti./Opinion.al