Vedat Muriqi do të rikthehet sipas të gjitha gjasave përsëri tek Fenerbahce.
Sipas mediumit turk ‘Sabah’, Presidenti i Fenerbahces, Ali Koç dhe trajneri Vitor Pereira ranë dakord për rikthimin e tij dhe kjo gjë tashmë është miratuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Fenerbahce ka nisur negociatat tashmë me sulmuesin kosovar dhe një marrëveshje duket të jetë shumë e mundshme, marrëveshje kjo që fillimisht do të jetë në formë huazimi.
Muriqi nuk e ka gjetur formën e tij në Itali dhe largimi i tij në janar shihet si mundësia më e mirë.

/GazetaBlic Sport/


