Lajme

Shtohen rastet e parave të falsifikuara, policia arreston shtatë persona

03/24/2022 13:17
nga:Donika Fetahu

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë për falsifikim parash.

E në detajet e dhëna së fundi theksohet se katër nga arrestuarit janë të mitur.

Nga Policia e Kosovës është rikonfirmuar fakti se janë shtuar rastet e kartëmonedhave të falsifikuara në vend.

“Në vazhdën e hetimeve lidhur më ca raste të parasë së falsifikuar që kohët e fundit janë të shpeshtuara në mbarë Kosovën, por duke mos e anashkaluar dhe Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, më datë 23.03.2022 pas një pune operative të suksesshme, zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë kanë tubuar informata dyshuese, kanë identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe në orët e mbrëmjes në përcjellje të të njëjtëve, në Rr.” Ferid Domi” – Gjakovë, ka ndaluar vozitësin e automjetit që ishte në qarkullim, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksuar se gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit, tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në apoen prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

“Zyrtarët policor ne vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuarishë, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në Stacionin policor edhe pesë(5) persona, ku gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6) bankënotë në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.”, u tha tutje.

Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar.

Me konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit katër të dyshuar të mitur:
– B.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,
– A.P. i lindur në vitin 2005, sh/k,
– F.G. i lindur në vitin 2005, sh/k, dhe
– A.S. i lindur në vitin 2005, iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh, kurse tre personave tjerë të dyshuar:
– E.R. i lindur në vitin 2004, sh/k,
– K.N. i lindur në vitin 2003, sh/k dhe
– A.B.i lindur në vitin 1999, sh.k. iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh.
Hetimet në zbardhjen dhe identifikimin , kapjen e personave të tjerë të dyshuar janë në vijimësi.