Lajme

Shtohen dyshimet e VV-së për televizionin slloven, zëdhënësi i Lëvizjes vjen me një reagim tjetër

04/23/2022 16:37
nga:Genita C

Televizioni slloven Planet TV ka raportuar në lidhje me skandalin financiar ku doli të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Pas heshtjes që kishte kapluar partinë në pushtet, zëdhënësi i VV-së e ka bërë edhe reagimin e dytë. Tash ka aluduar se televizioni slloven që raportoi për këtë skandal nuk është kredibil.