Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, një fishekë për armë të gjatë dhe gjashtë gëzhoja.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me dy fishekë, një fishekë për armë të gjatë dhe gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë


