Është arrestuar një person në Suharekë, pasi që i njejti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një armë, si dhe 21 gëzhoja, raporton GazetaBlic.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Fsh. Vraniq, Suharekë 08.01.2025, 10:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë si dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.