Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti duke festuar Krishtlindjen Ortodokse, bashkë me disa persona, është parë në një videoincizim se kishte shtënë me armë.
Policia bën të ditur se i njëjtit gjatë bisedës me ta, ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi.
Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e personit tё dyshuar nga zyrtarët policor janë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë pistoletё CZ 75B
Dy karikatorë tё sё njejtёs armё
Një pushkë gjysmё automatike M57 7.62mm
Një pushkё gjuetie
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.