Lajme

Shtiu me armë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Vushtrri

10/21/2024 09:16
nga:N K

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoj, ndërsa gjatë kontrollit të lokacionit të të dyshuarin janë konfiskuar dy armë me gas, dy fishekë dhe dy karikatorë.

Ai është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr.Arsim Muzaqi, Vushtrri 20.10.2024-16:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri . Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollit të lokaliconit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë zjarri me gas, dy fishekë dhe dy karikator të armëve. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”