Një rast mashtrimi është raportuar në Rrugën B në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtare shtetërore për përfitime financiare.
Sipas raportit policor, më 23 dhjetor 2025, ankuesja, shtetase kosovare, ka deklaruar se e dyshuara është prezantuar si prokurore dhe ka marrë para nga viktima me pretendimin se do t’i kryente një rast në këmbim të shpërblimit.
“Pas hetimeve, më 25 dhjetor 2025, e dyshuara është arrestuar nga policia”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit kompetent, ajo është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet për veprën penale “Mashtrim / prezantim i rremë si person zyrtar”.


