Lajme

Shtime: Vozitësi godet me veturë dy këmbësorë dhe ik nga vendi i ngjarjes

04/16/2023 11:22
nga:G B

Një vozitës në Shtime ka goditur me veturë dy meshkuj kosovarë, dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Anton Qeta”, në mbrëmjen e së shtunës.

Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.