Një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë predhë artilerie është gjendur në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se predha dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.
“Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore’.
“Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha Veseli.
Bëhet e ditur se ekipet e FSK-së janë në vendin e ngjarjes.