Është arrestuar një person në Shtime nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtime 24.04.2024 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.