Lajme

“Shteti vjen te ti me një klik”, nga sot të gjitha shërbimet publike do të ofrohen online

05/01/2022 08:20
nga:G B

Duke nisur nga sot, 1 maj, mbi 95% e shërbimeve publike do të ofrohen online.

Kështu deklaronte ditë më parë kryeministri Edi Rama, i cili theksonte se në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën dhe po ashtu i japin fund edhe korrupsionit në këmbim të një shërbimi të caktuar.

“Shteti vjen te ti me një klik. Shpëtim i madh edhe ky nga radhat e nga streset dhjetëra vjeçare për një vërtetim pensioni apo për të tjera dokumente sigurimesh shoqërore, të cilat tani i merr nga shtëpia çdo shqiptar, në Shqipëri apo në emigracion. Tanimë shteti vjen tek qytetari, nuk shkon më qytetari tek shteti”, kështu shprehej kryeministri Rama më herët.