Showtime

“Shteti posedon video që dëshmojnë dhunimin e së miturës”, përgjigjet Gjiko

04/09/2022 16:51
nga:Genita C

Gjiko reperi i njohur është bërë temë kryesore e medieve ditëve të fundit.

Ndaj tij është ngritur një aktakuzë për dhunimin e një vajze e kjo ngjarje është shoqëruar me shumë komente, shkruan GazetaBlic.

Dje mediat kanë raportuar se organet e drejtësisë në Kosovë, kanë dëshmi  Gjiko është i përfshirë në rastin për të cilin po akuzohet.

Reperi ka reaguar përmes disa InstaStory ku mohon se ekzioston një video e tillë e madje hedh poshtë edhe akuzën për përdhunim.

Mes të tjerash ka paralajmëruar të ngris padi për mediet që sipas tij po tentojnë ta dëmtojnë imazhin e tij.

“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkruajnë për mua që unë e paskam një video që e kam dhunuar dikë. Nëse e kanë atë video po ju them lirisht publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për ta parë. Ajo video nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë, sepse unë kurrë në jetën time nuk e kam dhunuar askënd”, ka shkruar reperi./GazetaBlic/