Britania ka refuzuar vizat për ekipin e basketbollit të meshkujve të Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së kombit të tyre për pushtimin rus të Ukrainës, tha të shtunën ministrja e Brendshme britanike Priti Patel.
“Mbretëria e Bashkuar nuk do të mirëpresë ekipet kombëtare sportive të atyre vendeve që janë bashkëpunëtorë në pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Putini”, tha në Twitter, Patel.
Ajo tha se skuadra bjelloruse duhej të luante në Newcastle në Anglinë veriore të dielën.
Të premten, Britania thirri ambasadorin e Bjellorusisë, Maxim Yermalovich, për të protestuar kundër Bjellorusisë – pasi këta të fundit i dhanë ndihmë Rusisë në pushtimin ndaj Ukrainës.
/GazetaBlic Sport
I have cancelled the visas of the Belarusian Men’s Basketball Team who were due to play in Newcastle tomorrow night.
The UK will not welcome the national sports teams of those countries who are complicit in Putin’s unprovoked and illegal invasion of #Ukraine.
— Priti Patel (@pritipatel) February 26, 2022


