Lajme

Shteti garanton se pulat e ngordhura në Shqipëri nuk vijnë në Kosovë

04/10/2022 22:50
nga:Donika Fetahu

Agjencia e Ushqimit e Veterinës në Kosovë, ndaloi importin e shpendëve të gjalla fermerëve nga zona e Durrësit pasi qindra mijëra të tilla janë prekur me virusin H5N8.

Ato do jenë në fuqi derisa situata të përmirësohet në Shqipëri.

Masat e marra po mirëpriten edhe fermerët kosovarë që ka merren me kultivimin e pulave dhe që frikë kanë përhapjen e sëmundjes edhe tek ta.

Shoqata e Shpendarive të Kosovës, siguron që për këtë temë kanë marrë hapa preventiv me kohë.