Lajme

Shteti e rrënon pompën e benzinës përballë selisë së AKI-së në hyrje të Prishtinës

05/29/2026 11:33
nga:L J

Ka filluar rrënimi i pompës së benzinës e cila ndodhet në Fushë Kosovë, përballë selisë së AKI-së. Bëhet fjalë për pompën e derivate “Patroni” Sh.P.K., e cila ishte mbyllur dy vite më parë me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa sot është rrënuar.

I pranishëm gjatë nisjes së prishjes së objektit ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja.

Policia e Kosovës ndërkohë është kujdesur për sigurinë.

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.