Lajme

Shtetet e Bashkuara bëjnë presion të papranueshëm mbi Grenlandën, thotë Danimarka

03/25/2025 13:15
nga:N K

Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë “presion të papranueshëm” mbi Grenlandën, tha të martën kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.

Këto komente ajo i bëri  një vizite nga një delegacion i profilit të lartë amerikan në territorin gjysmë autonom danez këtë javë, raporton Reuters.

Vizita, e cila zgjat nga e enjtja deri të shtunën, do të udhëhiqet nga Usha Vance, gruaja e Zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, dhe do të përfshijë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz dhe Sekretarin e Energjisë, Chris Wright.