Lajme

Shtetasja e Shqipërisë thotë se u dhunua në një shtëpi të pabanuar në Pejë

07/09/2023 10:15
nga:G B

Një grua, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar në stacionin e policisë në Pejë se është dhunuar seksualisht.

Sipas saj, i dyshuari është po ashtu shtetas i Shqipërisë dhe ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është në kërkim policor.

“Viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.