Lajme

Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi pasaportë false

12/18/2025 11:15
nga:Y I

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se dokumenti i dyshuar është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.