Lajme

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

07/09/2026 09:18
nga:L J

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt njofton se është arrestuar një shtetas i Sllovakisë.

Ai ka kanosur dy shtetas kosovarë me pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur shtetas i Sllovakisë për shkak të dyshimit se i kishte kanosur me pistoletë dy viktimat meshkuj kosovarë. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë të cilën e kishte përdorë për kanosje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftohet në raportin e fundit të Policisë.