Lajme

Shtetasi nga Kosova, plagoset me thikë në Shëngjin

08/03/2023 21:47
nga:Sh R

Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.

Plagosja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Nuk ka ende detaje se cila ka qenë arsyeja dhe se çfarë ka ndodhur konkretisht.