Lajme

Shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile

11/05/2025 12:35
nga:Y I

Shtetasi i huaj i cili është therur me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile.

Kështu për Klankosova ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ku mbrëmë është trajtuar i theruri.

Ai bëri të ditur se shtetasi i huaj tani është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm.

“Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendrën Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.