Familja e njërit prej dy shtetasve të Britanisë së Madhe të zhdukur në Ukrainë ka deklaruar se janë “shumë të shqetësuar” për zhdukjen e familjarit.
Chris Parry, 28-vjeç, u pa për herë të fundit të premten me kolegun e tij britanik Andrew Bagshaw, 48-vjeç, duke u nisur për në qytetin Soledar në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.
Burrat kishin punuar si vullnetarë duke ndihmuar njerëzit të evakuoheshin nga vija e parë e frontit të luftës, pas fillimit pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Familja Parry tha në një deklaratë: “Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe vendndodhjen e Chris tani”.
“Ai është një person i jashtëzakonshëm që është i dhimbshëm dhe i kujdesshëm dhe nuk do të largohej nga puna e tij në Ukrainë, për të cilën ne jemi shumë krenarë”.
“Ne të gjithë e duam shumë dhe do t’iu ishim mirënjohës nëse privatësia jonë do të respektohej në këtë kohë të vështirë”, shkruan The Guardian.


