Një punëtor i sigurimit fizik në Qendrën e Azilit në Magure ka raportuar se është sulmuar nga një shtetas alegjarian, përcjell Gazeta Blic.
Ai është sulmuar në dorë me një mjet të mprehtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Magure, Lipjan 19.05.2021-10:30. Viktima mashkull kosovar punëtor i sigurimit fizik në Qendrën e Azilit në Magurë ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në atë qendër ishte sulmuar në dorë me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull shtetas Algjerian. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


