Lajme

“Shtet hajgare”/ Kelmendi reagon pas vendimit të Qeverisë për ujin: A bën tash ta ndalojë pirjen e duhanit nëpër kafeteri?

07/05/2022 20:54
nga:G B

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se u desh një vendim qeveritar për rregullimin e shërbimit të ujit nëpër kafeteri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se a bën tash qeveria me ligj ta ndalojë pirjen e duhanit nëpër kafeteri, derisa ka shtuar se për këtë ka ligj por që rezultati është zero.

Postimi i tij i plotë:

U desh vendim qeveritar për rregullimin e shërbimit të ujit nëpër kafeteri. Shumë mirë.

A bën tash qeveria me ligj ta ndalojë pirjen e duhanit nëpër kafeteri?

Ups, harrova. Kaherë paska ligj për këtë punë! Dhe rezultati: ZERO!

Që kish me thanë dikush – shtet hajgare!