Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka prezantuar të premten shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.
“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë.
Ai ka thënë se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.
E në lidhje me këtë, profesori i ekonomisë, Jakup Bellaqa Kosova e ka quajtur si hap shumë pozitiv rritjen e shtesave të rrezikshmërisë.
Bellaqa shton ky stimulim është një ngritje morali dhe ndihmon në mirëqenin sociale ekonomike.
“Si teme shtesat për rrezikshmëri qe e ka aplikuar ekzekutivi vendit për policin e Kosovës, unë e shoh si hap pozitive në këtë aspekt, dhe kategorizimi i vlerës prej 45 euro deri në 150 euro, e shoh si stimulim ekonomik dhe morale edhe pse nuk i zgjedhë problemet socio ekonomike.
Por, sa do pak është një vlerësim qe do te thotë vlerësohet puna dhe aktiviteti i tyre profesionale dhe shtetërorë, gjithashtu edhe nga janari vitit vijues 2024, prapë do te rritet koeficienti nga 105 në 110 euro, kjo do te rritë dhe avancon prapë pozitën socio ekonomike, dhe ngritë moralin qe reflekton në ngritjen e nivelin të sigurisë qe ndikon në mënyre direkët dhe indirekte në përmasimin e ambientit e tē bërit në biznese dhe permison treguesit makroekonomik dhe mikroekonomik ku do te përkthehet në mirëqenien ekonomike dhe jetësore”, përfundon Jakup Bellaqa për Syri Kosovën.


