Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit Hekuran Murati, derisa i ka thënë që t’i tregojë Kurtit se ku i ka marrë paratë për shtesa, pasi ai s’po kupton asgjë në ekonomi, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se shtesat për fëmijë kanë ardhur nga tatimet e larta të paguara nga prindërit e këtyre fëmijëve, për shkak të çmimeve të larta në qeverisjen Kurti.
Bajrami po ashtu e ka pyetur Muratin për premtimet tjera për çerdhe, banesa për çifte të reja, shtëpi për të moshuar, e të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.
Por, çka me premtimet tjera:
– 160 çerdhe?
– 4 mijë banesa për qiftet e reja?
– 5 shtepi për të moshuarit?
– shportë më të lirë të konsumimit?
– energji më të lirë?
– çka me i bë deficitit tregtar?
– ku janë projektet kapitale?
Çka me KREJT DHE DREJT?


