Një zjarrvënie është raportuar dje në Shtërpcë.
Sipas policisë, një i dyshuar i ka vënë zjarrin një objekti të vjetër banimi.
Objekti në fjalë ishte pronë e vëllait të të dyshuarit, shkruan IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndalet në ndalim policor”, thuhet në njoftim.
Fotografia ilustrim