Lajme

Shtëpisë i shihet vetëm çatia, shiu depërton brenda objekteve, situatë serioze në disa fshatra të Gjakovës

01/06/2026 11:59
nga:G B

Disa fshatra në komunën e Gjakovës janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.

Situata paraqitet e rëndë në disa zona, ku, siç shihet në disa video të mediumit lokal Tv Syri Vision, uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore.

Në një nga fshatrat e goditura, një shtëpisë i shihet vetëm çatia, ndërsa edhe objektet përreth janë zhytur nën ujë.

Edhe shtëpi të tjera janë përmbytur pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, por dëmet materiale raportohet të jenë të mëdha.

 

Fshati Brekoc

 

Fshati Shqiponjë

Fshati Rracaj:

Fshati Llukac: