Lajme

Shtëpia përfshihet nga flakët, vdes e moshuara në Prizren

06/01/2021 08:49
nga:Y I

Një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit.

Zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë një e moshuar, e cila ka vdekur si pasojë e djegieve që ka marrë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren 31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.