Lajme

Shtëpia e vjetër e Qehajve në Pejë drejt shpëtimit, përfundojnë ndërhyrjet

07/07/2022 22:43
nga:G B

Në shtëpinë e vjetër të Qehajve në qytetin e Pejës përfunduan ndërhyrjet e para, masat preventive me karakter shpëtimi.

Kjo shtëpi me vlera të larta arkitekturore për trashëgiminë kulturore i takon shekullit të XIX-të, ndërsa përmban karakteristika të veçanta për arkitekturën tipike të shtëpive qytetare në Pejë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon me restaurimin dhe konservimin e shtëpisë.